E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat fundi i nje makthi per nevojtaret

Sofika Gode Tushe Alikaj dhe Hysni Pepa tre nga mijera qytetaret qe u persekutuan nga mosdhenia e vizave. Si e kane perjetuar vendimin e vizave qytetaret qe kane vuajtur me vite te tera neper ambasada
Vizat Deri dje kjo fjale ishte e barasvlershme me fjalet stres ankth madje edhe makth per shume qytetare. Askush nuk mund ti harroje radhet e gjata ne oborret e ambasadave kryesisht asaj greke dhe italiane te cilat shpesh here ishin kthyer ne vend fushimi per ata hallexhinjte qe domosdoshmeria i drejtonte drejt vendeve fqinje. Dhe me e keqja ishte se keto pritje te stergjata dhe stresante ne shumicen e rasteve nuk kurorezoheshin me fitore pra me marrjen e vizave. Rastet jane te shumta. Ata qe e kane vuajtur ne kurriz neperkembjen i rrefejne sot me shpresen se gjithcka i perket se kaluares. Por aq shume jane djegur keta qytetare nga mosdhenia e vizave saqe ende kjo fjale i tremb. Instinktivisht shikojne rreth e rrotull ulin koken psheretijne neper dhembe dhe nisin rrefimin.
Transplanti
Njera nga te prekurat nga mosdhenia e vizave eshte shtetasja Sofika Gode. Ajo tregon se e ka pasur vajzen semure me veshka dhe se mjeket i kishin rekomanduar si zgjidhje te vetme transplantin. Fillimisht trajtohej me dialize por vajza ime arriti ne nje pike qe e kishte te domosdoshem transplantin. U perpoqem shume qe ti merrnim nje vize ne menyre qe kete operacion te veshtire tia benim jashte shtetit por nuk arritem ta merrnim dot thote Sofika. Ajo thote se fatmiresisht u mundesua berja e transplantit te veshkave edhe ne vendin tone ku e bija doli me sukses. Por nese nuk do te kishte ndodhur keshtu pasojat e mosdhenies se vizes do te ishin fatale rrefen Sofika. Ajo eshte shume e lumtur sot qe vizat u hoqen dhe nese vajza e saj do te kete nevoje per kontrolle te metejshme ajo do te shkoje lirshem tia beje. Megjithate ka arritur te kete nje besim te madh te stafi i QSUT-se.
Sakrifica
Nje tjeter nene qe ka vuajtur neper ambasada me shpresen per tu pajisur me vize ka qene Tushe Alikaj. Ka aplikuar plot 4 here per tu pajisur me vize ne ambasaden italiane por asnjehere nuk i eshte dhene viza. Nuk e kuptoj pse nuk ma jepnin. Une as nuk jam person i dyshimte thote ajo duke buzeqeshur. Tushja tregon se donte te shkonte tek e bija qe jeton ne Forli te Italise por se per shkak te disa rrethanave ajo nuk ka pasur mundesi qe te vinte prej 6 vjetesh ne Shqiperi. Une jam e moshuar por doja te shkoja qe ta ndihmoja pak vajzen time sepse ishte e semure. Nuk me lejuan. Une jam plake dhe nuk perbeja rrezikshmeri per ta thyer vizen dhe qe te qendroja atje thote Tushja. Ne fakt pasaporten biometrike e ka bere dhe thote se diten e pare qe do te hyje ne fuqi vendimi per heqjen e vizave do te shkoje atje per ti qendruar prane se bijes. E pershendet vendimin dhe uron e bekon ata qe e mundesuan nje vendim te tille.
Mbesa
Hysni Pepa pak muaj me pare do te kishte dhene ckishte vetem e vetem qe te ishte prane se mbeses kur ajo ishte semure. Vellai eshte bere me vajze pas shume vitesh martese. Jo vetem ai qe nuk e diskutoj fare por edhe ne te tjeret e kemi si driten e syve. Fati i keq e solli qe ajo u semur me nje semundje te rende gjaku. Kam bere te pamunduren qe te shkoj bashke me gruan por fatkeqesisht nuk na u dha viza. Heret e tjera aplikuam vec une e vec gruaja ne menyre qe te pakten njerit ti dilte viza. Serish nuk na doli thote Hysniu. Ai rrefen se eshte shume i lidhur me vellezerit dhe motrat e tij per shkak se per shume vite kane jetuar nen te njejten cati. Nuk kishte goditje me te madhe sesa te mos i gjendesha dot prane mbeses sime ne ato momente lufte me vdekjen. Per fat te mire ajo u sherua dhe tani eshte mjaft mire. Edhe pse nuk ka me nevoje per mua une jam i lumtur qe do te shkoj ta shikoj thote Hysniu me lot ne sy.

Megi Hana Si mu dogj e drejta e studimit
Tre vjet me pare ka fituar te drejten e studimit ne nje nga universitetet e Italise por nuk ka mundur te shkoje dot. Jo sepse ka nderruar mendje porse ambasada nuk e ka pajisur me vize. Si pasoje Megi Hana nga Tirana eshte detyruar te refuzoje studimet e fituar me zotesine e saj dhe ti kerkoje universitetit kthimin mbrapsht te shumes se parave te garancise prej 3 mije eurosh ne nje llogari te sajen. Me kthyen vetem gjysmen por te pakten nuk ngela pa gje. Ato leke i pata fituar me mundin e punes sime si dhe me ndihmen e familjes thote Megi. U merzita shume asokohe. Por me pare fitova te drejten per te studiuar ne nje nga universitetet publike qe per hir te se vertetes nuk jane te niveleve boterore. Megjithate sa pa gje... Me te mbaruar universitetin ketu do te aplikoj serish per te fituar ndonje master apo specializim tjeter jashte vendit thote Megi.

Epilog
Rasti i Sofikes Tushes apo edhe Hysniut jane vetem maja e ajsbergut jane vetem tre nga mijera e mijera raste te penalizuara nga ambasadat e shteteve te huaja ne vendin tone te cilat kane qene shume doreshtrenguar ne lidhje me vizat. Tani qe ato u hoqen qytetaret thone se do te permbushin endrren per te shkuar ne vendin ku ata kane deshire apo edhe nevoje per te pare te afermit qe nuk i kane pare prej vitesh me radhe. Por me fatlume do te jene ata persona qe kane familjare te semure dhe do te kene mundesi tu japin atyre nje shans me shume per tu sheruar e per te jetuar sa me gjate...

Afatet e qendrimit
Kushti kryesor per liberalizimin e vizave eshte qe ai nuk mund te qendroje me shume se 90 dite brenda nje gjashtemujori ne nje vend te huaj. Nese e shkelin kete kusht atehere cdo qytetar do te kete sanksione duke u denuar me pese vjet nga udhetimi ne cdo vend te zones Shengen. Per me teper as me vize nuk do te mund te udhetohet gjate kesaj periudhe me perjashtim te rasteve te vecanta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›