‘Gërdeci’,opozita proteston
Tiranë -Partia Socialiste ka mbledhur sot disa krerë shoqatash për të diskutuar për protestën e 15 marsit, për të përkujtuar tragjedinë e një viti më parë në Gërdec. Manifestimi do të ketë moton“Mos Harro!”. “15 Marsi është dita për të mos harruar. Është dita për t’u bërë të gjithë bashkë, në kujtim të atyre që humbën jetën në një tragjedi jo natyrore. Në mbrojtje të së ardhmes, së këtij vendi, duke mbrojtur jetën e të gjithëve dhe duke e garantuar atë përmes një cilësie të re, jetese dhe bashkëjetese, qytetare e demokratike. Shqipëria e shumë plagëve të hapura, në 15 Mars, i kthehet një plage, e cila mund të mbyllet kur të bëhet drejtësi, kur e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kur të gjithë përgjegjësit të marrin atë që ju takon”-tha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Sipas tij, kjo çështje do të mbyllet vetëm kur të gjitha familjet e dëmtuara të kthehen në normalitet. "Kur e ardhmja e të gjithë jetimëve, të jetë e siguruar. Këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër përveç shtetit dhe nëpërmjet qeverisë së re, që ne të gjithë së bashku do të ndërtojmë me votën e 28 Qershorit"-tha kreu socialist.
“Është një protestë që i drejtohet gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Tiranës, jo thjesht për të përkujtuar tragjedinë e Gërdecit, por edhe për të rikthyer shpresën, për t’u solidalizuar. Jemi para ndryshimit të madh, dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se duhet të kontribuojnë në këtë ndryshim për veten, për gjithë Shqipërinë, për të mos ndodhur më Gërdec të tjerë. Gërdeci nuk ishte thjesht një fatkeqësi. Ai është një krim shtetëror i vërtetuar dhe është vendi ku plas korrupsioni qeveritar, ku plasi trafiku qeveritar dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie. Ndaj edhe PSD i bashkohet kësaj proteste dhe i bën thirrje qytetarëve të jenë të gjithë së bashku për ta përkujtuar dhe për të rikthyer shpresën në të gjithë Shqipërinë”-tha Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së.