E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN Ekonomia po rimekembet ngadale

Keshtu vleresoi Fondi Monetar Nderkombetar ne raportin gjashtemujor qe e shpalli ne Uashington. FMN-ja parashikoi rritje ekonomike prej 4.2 per qind per vitin 2011 me pak se 4.3 per qind sa parashikoi ne korrik. Per vitin 2010 Fondi pret qe ekonomia boterore te rritet me 4.8 per qind me shume se parashikimi i mehershem prej 4.6 per qind.

Fondi tha se eshte i ulet rreziku nga recesioni i dyfishte qe nenkupton rritje ekonomike dhe pastaj zhytje ne nje periudhe te dyte te rritjes negative. Por kryeekonomisti i FMN-se Olivier Blanchard tha se rritja ekonomike ne bote ne pergjithesi po shkon ngadale.

Rimekembja po ngadalesohet. Ajo qe po ndodh eshte se disa forca te cilat qendrojne prapa rimekembjes ende nuk e kane marre veten sic jane investimet ne zbulimet apo stimulet fiskale. Ato qe po prijne jane konsumi dhe investimet. Por ne vendet e perparuara konsumi dhe investimet nuk jane shume te fuqishme tha Blanchard.

FMN-ja tha se rimekembja e plote nga kriza globale financiare ende nuk mund te sigurohet sepse politikat korrigjuese nuk kane zgjatur aq shume sa per te lejuar kalimin e bute nga mbeshtetja publike ne kerkesat private. Fondi parashikoi se ne vitin e ardhshem ekonomite ne zhvillim dhe tregjet e tyre do te rriten per afro tri here me shume se te vendet e pasura. Rritja ne Kine do ti terheqe pas vetes shume ekonomi vecanerisht vendet qe eksportojne artikuj te konsumit te gjere.

2010-10-09 1530

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›