Transporti i udhetareve rregullat e reja per sherbimin taksi
Funksionimi i sherbimit taksi ne vendin tone ka pesuar disa ndryshime te reja ne procedurat e tij. Me ane te nje udhezimi te ri Mbi plotesimin e disa kushteve te vecanta ne transportin rrugor te udhetareve te ndryshuar propozuar nga MPPT-ja behen keto shtesa e ndryshime Nuk lejohet qendrimi i nje autoveture ne sherbimin taksi e licencuar ne nje njesi te qeverisjes vendore ne vendin e qendrimit te autoveturave ne sherbimin taksi te nje njesie tjeter te qeverisjes vendore.
Pamja e jashtme
Rregullat e reja prekin dhe pamjen e jashtme ose uniformen e autoveturave taksi. Sipas tyre a taksia duhet te kene si rregull ngjyren e verdhe ose ngjyren ose kombinimin e ngjyrave te percaktuara nga bashkia ku subjekti eshte licencuar ne sherbimin taksi b ne ndryshim nga shkronja a e kesaj pike autoveturat ne sherbimin taksi te licencuara nga bashkite jo-qender rrethi/komune nuk duhet te kene ngjyren e verdhe c autoveturat ne sherbimin taksi te licencuara ne bashkite jo-qender rrethi/komune nuk duhet te kene ngjyren ose kombinimin e ngjyrave te njejta me ngjyren e autoveturave te licencuara ne sherbimin taksi nga bashkite qender rrethi te te njejtit rreth. Autoveturat ne sherbimin taksi ne dyert anesore pervec stampimit te fjales Taksi te kene te vendosura ne menyre te dallueshme tarifat ne sherbimin taksi stemen e bashkise/komunes si dhe emertimin e kodit se bashku me numrin e serise se licences se bashkise ku subjekti taksi eshte licencuar ne sherbimin taksi.
Komoditeti
Komisioni i DPSHTRR-se ne plotesimin e kushteve te komoditetit dhe te vecantave pas verifikimit ne plotesimin e kushteve te ketij kapitulli leshojne per autoveturen ne kete sherbim dokumentin ne perputhje me aneksin 3 te ketij udhezimi. Aktvleresimi i kushteve ne sherbimin taksi per autoveturen leshohet cdo vit pasi autovetura ka kaluar kontrollin teknik periodik dhe vjetor dhe eshte pajisur me certifikaten e kontrollit teknik te mjeteve rrugore ne perputhje me udhezimin Mbi kontrollin teknik te mjeteve rrugore. Komisioni i DPSHTRR-se ne plotesimin e kushteve te komoditetit nuk kryhen veprime lidhur me plotesimin e dokumentit sipas aneksit 3 te ketij udhezimi nese nje autoveture e sherbimit taksi e licencuar ne bashki jo-qender rrethi/komune ka ngjyre te verdhe ose ngjyren ose kombinimin e ngjyrave te njejta me autoveturat e licencuara ne sherbimin taksi ne bashkine qender rrethi si dhe kur nuk ploteson dispozitat e pikes 3 te nenit 236 te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.153 Rregullorja ne zbatim te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise te ndryshuar dhe kapitullit IV te udhezimit. Aktvleresimi i kushteve te komoditetit ne sherbimin taksi eshte pjese perberese e procedures se licencimit. Ky dokument mund te pezullohet ose te hiqet gjate ushtrimit te veprimtarise dhe ose refuzohet leshimi i tij nga komisioni i DPSHTRR-se derisa keto kushte te jene plotesuar. Subjekti i autorizuar nga MPPT-ja per kontrollin teknik te automjeteve nuk kryen veprime nese nje autoveture e sherbimit taksi e licencuar ne bashki jo-qender rrethi/komune ose nje autoveture ne perdorimin privat e cila ka ngjyre te verdhe ose ngjyren ose kombinim te ngjyrave te njejta me autoveturat e licencuara ne sherbimin taksi ne bashkine qender rrethi te te njejtit rreth. Bashkite jo-qender rrethi/komune nuk licencojne subjekte ne sherbimin taksi nese autoveturat per kete sherbim kane ngjyre te verdhe ose ngjyren ose kombinimin e ngjyrave te njejta me autoveturat ne sherbimin taksi te bashkise qender rrethi te te njejtit rreth.
Tjetersimi
Nese nje autoveture ne sherbimin taksi nuk perdoret me per qellime te destinacionit te saj ajo nuk lejohet te perdoret si autoveture private me ngjyren e verdhe ose me ngjyre ose kombinim te ngjyrave te njejta me ate te autoveturave ne sherbimin taksi ne bashkine qender rrethi. Nga tjetersimi i ngjyres do te perjashtohen te gjitha autoveturat ne perdorimin privat kur ngjyra e verdhe eshte ngjyra origjinale e autovetures nga prodhuesi. Tarifat e transportit te udhetareve qytetes nderqytetes dhe rrethqytetes me autobus jane ato te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave nr.146 date 26.2.1998 Per ndryshimin e tarifave te transportit te udhetareve te ndryshuar.
BOX////////////////////////////////
Makinat me ngjyrat e taksive duhet te rilyhen
Bashkite jo-qender rrethi/komune do te licencojne subjekte ne sherbimin taksi si dhe kontrolli teknik i kryer nga subjekti i autorizuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe Komisioni i DPSHTRR-se ne plotesimin e kushteve te komoditetit dhe te vecanta do te kryejne veprime nese autoveturat ne sherbimin taksi ne bashkite jo-qender rrethi/komune kane ngjyre te verdhe ose ngjyren ose kombinimin e ngjyrave te njejta me autoveturat ne sherbimin taksi bashki qender rrethi te te njejtit rreth deri ne diten e botimit ne Fletoren Zyrtare te ketij udhezimi. DPSHTRR-ja merr te gjitha masat e
nevojshme qe te njoftoje te gjithe personat fizike qe zoterojne autovetura private qe duke filluar nga data e hyrjes ne fuqi te ketij udhezimi te mos tjetersojne ngjyren e autovetures duke bere te verdhe ose ngjyre ose kombinim te ngjyrave te njejta me ate te autoveturave ne sherbimin taksi te bashkive qender rrethi. Brenda 12 muajve nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij udhezimi zoteruesit e autoveturave ne perdorimin privat me perjashtim te atyre te cilat jane te bojatisura me ngjyren e verdhe ose me ngjyre ose kombinim te ngjyrave te njejta me ate te autoveturave ne sherbimin taksi ne bashkine qender rrethi do te tjetersojne ngjyren e autoveturave te tyre.
9 Tetor 2010