Bankat risin fitimet ne 8 muaj mbledhin 4.9 miliarde leke fitime
Ervin KOCI
Fitimi i sistemit bankar vazhdon te rritet me gjithe krizen ekonomike qe po vijon. Ne fund te muajin gusht rezultati financiar i sistemit per tete muajt e pare te vitit ishte pozitiv ne vleren e 4.9 miliarde lekeve. Brenda nje muaji fitimi i sistemit bankar eshte rritur me 1.2 miliard leke ose 30 per qind. Ndersa krahasuar me 8-mujorin e pare te vitit 2009 fitimi i bankave eshte rreth 6 here me i larte. Rritja e fitimeve ne nivele shume me te larta krahasuar me nje vit me pare tregon permiresimin e ndjeshem te performances se sistemit bankar. Megjithate huate me probleme vazhdojne te ngelen nje shqetesim. Ne fund te muajit gusht norma e huave me problem arriti ne 13.5 per qind nga 13 per qind qe ishte ne muajin korrik. Perqindja ne rritje e kredive me problem eshte nje nga faktoret qe po frenon edhe rritjen e kredidhenies nga bankat. Per muajin gusht portofoli i kredise u rrit me vetem 0.15 per qind krahasuar me muajin korrik dhe me vetem 4.3 per qind krahasuar me fillimin e vitit.
Raporti kredi-depozita
Kjo gjendje pasqyrohet edhe ne te dhenat e fundit zyrtare te BSH-se per sa i perket ecurise se kredise dhe depozitave. Sipas Bankes Qendrore krahasuar me vitin e shkuar depozitat e shqiptareve ne banka kane pesuar nje rritje me rreth 60 miliarde leke. Ashtu sic ndodh gjithnje rritja me e larte eshte shenuar pergjate muajve gusht-shtator qe perkojne edhe me periudhen e kthimit te emigranteve. Krahasuar me muajin korrik muaji gusht ka njohur nje rritje te nivelit te depozitave me miliarde leke. Nje rritje paksa me te moderuar kane njohur kredite. Gjate periudhes janar-prill 2010 shuma totale e kredive te leshuara nga bankat arriti ne 445 miliarde leke. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 verehet nje rritje me 42 miliarde leke. Rritja e nivelit te depozitave dhe kredive mesohet te jete edhe arsyeja qe Keshilli Mbikeqyres i BSH-se ka lejuar bankat e nivelit te dyte te mund te dergojne valute tek bankat mema. Nga ana tjeter Guvernatori Fullani u ka kerkuar bankave te kreditojne me shume ekonomine e Shqiptare. Aq me shume kur te dhenat me te fundit raportojne per nje shtrengim te metejshem te kushteve te kredise per individe dhe biznese.
Rreziqet
Bankat duhet te vleresojne dhe monitorojne rrezikun e kursit te kembimit cdo dite. Sipas rregullores se re qe percakton me detaje se cili duhet te jete pozicioni total neto i hapur valutor i bankes theksohet se ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 30 per qind te kapitalit te saj rregullator. Pozicioni neto i hapur valutor i bankes ne cdo monedhe te huaj dhe/ose ne ar ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 20 per qind te kapitalit te saj rregullator. Banka krijon sistemin e administrimit te rrezikut te kursit te kembimit ndaj te cilit ajo ekspozohet gjate ushtrimit te veprimtarise se saj me qellim identifikimin matjen monitorimin dhe kontrollin e ketij rreziku. Banka harton politika dhe procedura te nevojshme per administrimin e rrezikut te kursit te kembimit - theksohet ne rregullore.
9 Tetor 2010