FMN: Greqia ka ulur defiçitin buxhetor, por ka problem evazionin fiskal
Greqi- Borxhi-hua i Greqisë ka bërë progres në përmirësimin e financave të saj, por vendi duhet të bëjë më shumë për të luftuar evazionin fiskal, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në një raport, FMN-ja tha se Greqia ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në reduktimin e defiçitit buxhetor të saj që nga viti 2010.
Por një nga huadhënësit që ka mbështetur bailoutin e Greqisë, tha se problemi “famëkeq” i evazionit fiskal ishte ende një problem i madh. Gjithashtu, Athina ishte ende tepër e ngadaltë për të shkurtuar vende pune në sektorin publik, FMN tha.
Shkurtimin e deficitit buxhetor dhe bërjen e ekonomisë së saj më konkurruese ishin kushtet kryesore të ndihmës 240 milion Euroshe nga Bashkimi Evropian dhe FMN-së.
“Përparimi në përshtatje fiskale ka qenë e jashtëzakonshme nga çdo krahasim ndërkombëtar,” tha FMN-ja në raportin e saj, e cila pasoi nga një vizitë tek zyrtarët e vendit. Gjithashtu Greqia ka bërë një hap të rëndësishëm në hendekun e saj të konkurrueshmërisë,” tha raporti.
FMN gjithashtu tha se “shumë pak” kishte bërë për të trajtuar “evazionin famëkeq të taksave,” të Greqisë me të pasur dhe të vetëpunësuar “thjesht nuk paguajnë pjesën e tyre të drejtë”, si shtrëngesa padrejtësisht godet kryesisht punëtorë të sektorit publik që fitojnë një rrogë ose pension.