Rusi, bisedë telefonike Putin-Netanyahu për situatën në Siri
MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për situatën në Siri, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
"Ata zhvilluan bisedime mbi situatën në rajon dhe në Siri", deklaroi Peskov.
Zëdhënësi nuk dha më tepër hollësi mbi përmbajtjen e bisedës.
Ministria e Jashtme ruse theksoi sot se ishte tepër e shqetësuar nga sulmet ajrore izraelite të fundjavës në periferi të Damaskut duke theksuar se një veprim i tillë mund të përshkallëzonte tensionin në të gjithë rajonin.
Izraeli bombardoi një zonë pranë Damaskut, sulmi i dytë në 48 orë në Siri i ndërmarrë nga shteti hebre, që kërkon të ndalojë transferimin e armëve tek hezbollahët libanezë.
(d.b/BalkanWeb)