E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Kriza greke vë në lojë besimin në eurozonë

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, tha se besimi në eurozonë është vënë në lojë nga përkeqësimi i krizës së borxheve në Greqi. Shtraus-Kan foli pas takimit emergjent në Berlin me ministrin e Financave, Volfgang Shauble, kryetarin e Bankës Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trishe dhe anëtarë të parlamentit të Gjermanisë.
"Ajo që sot është në lojë, sigurisht është situata ekonomike e Greqisë, por më shumë se kaq, sepse Greqia është pjesë e eurozonës. është në lojë besimi në këtë zonë, prandaj ne duhet të veprojmë menjëherë dhe fuqishëm", tha Shtraus-Kan.
Bisedimet në Berlin u zhvilluan kur tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja ra në nivelin më të ulët ndaj dollarit në një vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›