E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Kriza greke pa efekt

Kriza greke ende nuk ka ndikime direkte në Shqipëri dhe bankat e vendit fqinj që operojnë në sistemin tonë financiar janë të shëndetshme. Kështu u shpreh guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i cili ka shtuar se edhe procesi i emetimit të eurobondit ka patur ndikim minimal nga kjo krizë.

Interesit të medias për situatën e normave të kredisë në vend Fullani i është përgjigjur se janë sistemi i bankave tregtare dhe klientët e tyre që vendosin.

Në konferencën e tij të shtypit që vijonte mbledhjen e këshillit mbikqyrës të bankës qëndrore Fullani tha se ekonomia në tre muajt e parë të vitit është në përmirësim. Sipas shifrave inflacioni në këto tre muaj është regjistruar 4.1 për qind dhe rritja ekonomike 3.3 për qind.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›