FMN: Në 2012-ën, rritja ekonomike e Shqipërisë 0.5%
TIRANE - Parashikime pesimiste vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të Sqipërisë.
Në raportin e publikuar për muajin prill mbi rritjen ekonomike, për vitin 2012 parashikohet një rritje prej vetëm 0.5 %. Ndërkohë duke vijuar me tej, ekspertët e FMN-së parashikojnë një rritje për 1.7% në vitin 2013 dhe 2.5 % vetëm në vitin 2014.
Një parashikim më të mirë në këtë raport FMN-ja sjell për Kosovën sipas së cilës, rritja ekonomike për këtë vit, parashikohet të jetë prej 3.8% .
Ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në vitin 2012, në 3.5%.
Kjo rritje është për 0.2% më e madhe se parashikimi që FMN-ja e kishte bërë në muajin janar të këtij viti. Në parashikimin e FMN-së parashihet se rritja ekonomike globale në vitin 2013 do të jetë 4.1%.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera BSH: Besimi i konsumatorëve në ekonominë e vendit ka pësuar rënie