E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni, PD-Ramës: Zgjodhëm kompaninë me ofertën më të mirë

TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratave të bëra nga kryesocialisti Rama në lidhje me kompaninë që që fitoi tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë. Sipas zëdhënëses Silvi Bardhi, ligji të lejon të zgjedhësh kompaninë me ofertën më të mirë, ashtu sic bëri edhe OST.

“Edhe një herë sqarojmë z. Rama se ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën cdo ditë këtij problemi sëbashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së”, thuhet në deklaratën e PS.

Sipas saj, me zgjedhjen që ka bërë OST, i është kursyer shqiptarëve së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë.

“Zoti Rama të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë nga borxhi i tyre për të cilin Ti bërtet cdo ditë. Duket qartë zoti Rama se me këtë patriotizmin tënd të xhepit ky vendim që kursen 30 % të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty. Ndaj, del e vajton çdo ditë për to”, shton ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›