Bashkia: Ja si do bëhet zhvendosja në varreza murale
TIRANE – Bashkia e Tiranës ka propozuar sot nisjen e një reforme thelbësore dhe të qëndrueshme për të mundësuar administrimin e një procesi dinjitoz të varrimit. Pjesë e kësaj reforme, sipas Bashkisë janë edhe ndërtimi i varrezave murale. Bashkia e Tiranës ka bërë edhe një shpjegim te skemës që do të ndiqet për të implementuar propozimin e saj.
“Si fillim synojmë ta fillojmë me zhvendosjen e varreve mbi 40 vite të vjetra dhe pa dyshim aty ku ekziston konsensusi edhe për varre të tjera. Kështu, sipas statistikave të shërbimit funeral të Bashkisë, përllogariten përafërsisht rreth 5300 varre, të zhvendosur në Tufinë, nga ish – varreza e Bamit në vitin 1964. Po kështu rreth 11 parcela në të dy varrezat janë varre të vjetra e shumë të vjetra me të porsalindur. Vetëm në intervalin 1964-1980 janë varrosur përafërsisht 15000 banorë. Shqyrtimi selektiv dhe i kujdesshëm i këtyre rasteve dhe kalimi i tyre në sistemin mural, në një mënyrë shumë dinjitoze, do të mundësonte çlirimin e sipërfaqeve të konsiderueshme nga varrezat aktuale, të cilat nga bllokimi i plotë do të mund të funksiononin edhe për 10 vitet e ardhshme.”- thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia thekson se të gjithë të larguarit nga jeta do të vazhdojnë si më parë të varrosen në tokë dhe se do të respektohet në çdo rast koha shumëvjeçare e tretjes së trupit të të ndjerit, por kjo do të bëhet në hapësira dinjitoze, me të gjithë parametrat ekologjikë, sanitarë dhe infrastrukturorë të duhur.
“Procesi i zhvendosjes së eshtrave do të bëhet sipas të gjitha kritereve, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të zhvilluara, duke ruajtur dhe rifaktorizuar identitetin e të larguarit nga jeta dhe garantuar respektin ndaj tij, si dhe nderimet në çdo kohë nga familjarët.”- nënvizon Bashkia e Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)