E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Shqipëria po ndjen ngadalësimin e ekonomisë

Ekspertë të ekonomisë kanë diskutuar lidhur me efektet e krizës globale në ekonominë tonë, në forumin ekonomik të organizuar nga lëvizja G99.Përfaqësuesja se FMN në Shqipëri, theksoi se ngadalësimi i ekonomisë do të prekë shumë njerëz. 

TIRANE- Ekspertë të ekonomisë kanë diskutuar lidhur me efektet e krizës globale në ekonominë tonë, në forumin ekonomik të organizuar nga lëvizja G99. Një ndër shqetësimet e ngritura prej tyre ka qenë rritja e papunësisë në vendin tonë, ku deri tani kanë humbur vendin e punës rreth 10 mijë persona, shifër kjo që nuk është pasqyruar në statistikat zyrtare. Përfaqësuesja se Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Ann-Margaret Westin theksoi se ngadalësimi i ekonomisë do të prekë shumë njerëz, në humbjen e vendeve të punës dhe në pakësimin e të ardhurave, gjatë këtij viti.
“Ne gjithashtu presim një rënie të përgjithshme të nivelit të remitancave, e cila do të ndikojë direkt në ekonomitë familjare të shqiptarëve”- paralajmëron përfaqësuesja e FMN. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›