E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, Teuta Topi, viziton qendrën ‘Trëndafilat’

Zonja e parë Teuta Topi, ka zhvilluar një vizitë në qendrën e zhvillimit ditor për personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës. Zonja e Parë bashkë me fondacionin Heifer Albania, kanë sensibilizuar qytetarët në përkrahje të këtyre fëmijëve. 

LEZHE- Zonja e parë e vendit Teuta Topi, ka zhvilluar një vizitë në qendrën e zhvillimit ditorë “Trëndafilat” në qytetin e Lezhës bashke me fondacionin Heifer Albania, janë bërë pjesë e ndihmave për fëmijët me aftësi të kufizuar që frekuentojnë klëtë qendër. Duke parë nevojën që kanë këta fëmijë për të ndjerë një përkujdesje më të madhe zonja e Parë sëbashku me shoqatën Heifer Albania, ka sensibilizuar qyetarët e Lezhës në përkrahje të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Zonja Topi është shprehur se janë gratë ato që duhet falënderuar për shembullin e tyre në luftën kundër varfërisë, pasi ky ka qenë edhe objekti i aktivitetit të organizuar në qytetin e Lezhës.

Fermerët në Lezhë janë pjesë e një projekti të hartuar nga shoqata Heifer Albania, duke dhuruar produkte bujqësore dhe blegtorale për qendrën e zhvillimit ditorë “Trëndafilat”. Janë 45 fëmijë të cilët frekuentojnë këtë qendër, ndërsa synohet që ky numër të rritet pasi edhe kërkesa e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në këtë qendër është rritur ndjeshëm. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›