E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat”, Gjirokastër, 1500 të vdekur figurojnë në lista

Në listat e aplikuesve për kartat identitetit në dy komuna të Gjirokastrës Dropull i Sipërm dhe Dropull i Poshtëm, janë konstatuar 1500 persona të vdekur të cilët nuk mund të ç’regjistrohen pasi kanë humbur në emigrim dekada më parë. 

GJIROKASTËR- 1500 persona figurojnë të vdekur në listat e personave që duhet të aplikojnë për kartat e identitetit në komunat e Dropullit të Poshtëm dhe Dropullit të Sipërm në Gjirokastër. Por nuk mund të bëhet asgjë për ti larguar nga listat paraprake. Përgjegjësja pranë zyrës civile të Dropullit të sipërm Magdaleni Buka, ka sqaruar për “News24” se këta shtetas kanë humbur jetën në emigrim dhe ajo që është më shqetësuese mbetet fakti se vdekja e tyre nuk mund të vërtetohet as me rrugë gjyqësore në Shqipëri, pasi për të kryer një verifikim të tillë duhen dokumenta dhe fakte nga vendet e largëta të emigrimit, aty ku kanë emigruar dhe vdekur më parë këta shtetas.
110 persona kanë aplikuar deri më tani në komunën e Dropullit të sipërm dhe sipas vetë banorëve, por edhe vetë operatores në këtë zyrë Violeta Kolo, pjesa më e madhe që janë emigrantët nuk kanë dijeni se si vijon procesi.
Ndërkohë listat me emrat e personave të vdekur që nuk mund të verifikohen ligjërisht kanë prekur disa nga fshatrat e dy komunave Lluvjani, Gërnacia, Derviçiani e të tjerë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›