FMN Strauss Kahn jep doreheqjen nga posti

FMN lajmëron me dhembje dorëheqjen e kreut të saj Dominiques Strauss Kahn. Kështu lexohet në tekstin e komunikatës të publikuar nga organizmi që thekson tërheqjen e kreut ekzekutiv të akuzuar për përdhunim. Bëhet e ditur se kreu i i FMN ka bërë të ditur dorëheqjen përmes nëj letre derguar organizmit nga qelia e burgut. Në të Strauss Kahn theksonte se është i pafajshëm e se angazhohet të provojë pafajësinë e tij.
Ndërkohë avokatët kërkojnë lirimin me kusht të Khan kundrejt një pagese prej 1 milion dollarësh e vendosjen në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik pas pulsit që sinjalizon të gjitha lëvizjet e tij.
Një ditë më parë gjykatësit në Manhatan dëgjuan kamarieren 32- vjeçare që e akuzon për përdhunim ndërsa pritet që ngritja zyrtare e akuzave të bëhet pas 24 orësh.
Ndërkohë skandali vazhdon të gjenerojë debat e protesta si ato para selisë së FMN në Washington. Sipas New York Times elementët më të rëndësishëm për hetimin sigurohen nga të dhënat e karta magnetike që hap dhomën e hotelit të cilat priten të zbardhin dhe variantet e ndryshme.
Pas arrestimit të Dominique Strauss-Kahn evropianët dhe vendet në zhvillim grinden për pasardhësin e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. SHBA, si aksionerja më e madhe e FMN-së, kërkon emërimin e një shefi provizor.
Qeveria gjermane kërkoi që pasardhësi të jetë një evropian, duke sfiduar vendet në ekspansion ekonomik si Kina dhe Brazili, të cilat nuk duan ta pranojnë më të drejtën tradicionale të evropianëve për këtë post. Ndërkohë zëvendësi i Strauss-Kahnit, John Lipsky, ka marrë jozyrtarisht përsipër detyrën.
Delina Bitraku