E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Greqi te lidhur me zinxhire pas ministrise se Financave

 Ndërsa qeveria bën përpara me planet e privatizimit, grekët shprehen të vendosur të bëjnë rezistencë ndaj masave dhe më të ashpra të kursimit. Punonjësit e një kompanie të energjisë elektrike u lidhën me zinxhirë e pranga pas ministrisë së Financave për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj  privatizimit që do të çonte në dyfishimin ose trefishimin e çmimeve të energjisë për konsumatorët. Për rrjedhojë punonjësit e ministrisë nuk mundën të hynin në ambjentet e saj.
"Duam  që qeveria të ndryshojë pozicionin e saj dhe të mos privatizojë kompaninë energjetike  pasi në një rast të tillë  konsumatorët do të detyrohen të paguajnë dyfishin ose trefishin  e cmimit aktual të energjisë. Nuk është  imagjinatë e jona, diçka e tillë ka ndoshur ne vendet e tjera te BE-së” tha Nikos Fotopoulos, kreu i sindikatës  së kompanisë së energjisë publike. 

Protestuesit thanë se pas këtij demonstrimi nuk qëndronte frika e humbjes së vendeve të punës pasi kompania ka pasur  një  reduktim të 6 mijë punonjësve të saj e nëse  kompania privatizohet  do të detyrohet të  punësojë personel shtesë. 

Kompania ka vendosur ta përshkallëzojë  protestën e saj nëse nuk ndalet  procesi i privatizimit duke ndërprerë energjinë elektrike në mbarë vendin. Athina zyrtare ka shpalosur një plan ambicioz privatizimesh  që pritët të sjellë në buxhetin e shtetit  50 miliardë euro.

Delina Bitraku 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›