E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso ne Ballkan. Vizite ne Beograd e Prishtine

 Presidenti i Komisionit Evropiane, Jose Manuel Barozo, dhe komisioneri  për zgjerimin e BE, Stefan Fyle, u garantojnë sot autoriteteve në Beograd mbështetjen për integrimin evropian të Serbisë dhe reformat e mëtejshme Vizita në Beograd shënon edhe fillimin e turit ballkanik të dy zyrtarëve të lartë të BE-së. 

Barroso, i cili do të vizitojë edhe Kosovën, në Beograd takohet me presidentin Boris Tadic, me kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe kryetaren e parlamentit Slavica Gjukiç-Dejanoviç. Kryetari i Komisionit Evropian merr pjesë në hapjen e qendrës informative të BE në qendrën e Rinisë të Beogradit edhe  në një diskutim me qytetarët e Serbisë.

Delegacioni i BE bëri të ditur se Barroso në Serbi dhe Kosovë do të takohet me udhëheqjen politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të theksuar mbështetjen e komisionit evropian për perspektivën e vendeve të Ballkanit Përendimor dhe për të inkurajuar reformat, institucionet e qëndrueshme demokratike dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të domosdoshme për rrugën drejt BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›