E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi te paguhen demshperblimet e punonjesve

Gjykata Kushtetuese detyron institucionet qe te paguajne demshperblimet dhe parate e prapambetura per punonjesit


TIRAN- Titullareve te institucioneve do tiu duhet ti bejne mire llogarite para se te pushojne nga puna vartesit e tyre. Jane te panumerta rastet kur punonjesit enden neper dyert e gjykatave per te perfituar demshperblimin per pushim te padrejte nga puna dhe pasi kane fituar gjyqin iu duhet te presin per muaj te tere deri ne marrjen e parave. Por nje vendim i diteve te fundit i Gjykates Kushtetuese duket se do ti jape fund nje praktike te tille.


Gjykates i eshte dashur te shqyrtoje nje rast tipik te ardhur nga qyteti i Beratit per te cilin ka dale ne perfundimin se tejzgjatja e ceshtjes gjyqesore ne keto raste si dhe mosdemshperblimi ne kohe i punonjesve qe e kane fituar kete te drejte me vendim gjykate eshte shkelje e Kushtetutes.


Ne shumicen e rasteve institucionet zvarrisin demshperblimin e ish-punonjesve te tyre me justifikimin e fondeve te limituara. Nisur nga ky fakt ne vendimin e dhene per rastin ne fjale Kushtetuesja thekson se mungesa e fondeve nuk mund te perdoret nga institucionet si argument per mosdemshperblimin e punonjesve nese gjykata ka arritur ne perfundimin se ai eshte pushuar pa te drejte nga puna.


Autoritetet shteterore nuk mund te permendin mungesen e fondeve si justifikim per te mos respektuar nje detyrim financiar qe vjen nga nje vendim gjyqesor -citohet ne pjesen e argumenteve me te cilat Gjykata arsyeton vendimet e saj.


Ngjarja qe ka vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese e ka zanafillen ne qytetin e Beratit. Ne pranveren e vitit 2008 nje qytetare e pushuar nga puna ne Inspektoratin Ndertimor Urbanistik Kombetar i drejtohet gjykates se rrethit me pretendimin se gjate shkarkimit te saj jane shkelur procedurat e parashikuara ne Kodin e Punes. Gjykata vendos ne favor te ish-punonjeses dhe detyron INUK-un ta demshperbleje ate me pese paga mujore dhe nje shperblim per vjetersi pune per nje periudhe gjashte muaj e gjysme.


Pas marrjes se urdhrit te ekzekutimit zyra e permbarimit te Beratit veren se nuk mund ta detyroje Inspektoratin Ndertimor Urbanistik per te paguar gjoben dhe ia kalon ceshtjen zyres permbarimore te Tiranes.


Kjo e fundit i ka kerkuar INUK-ut te demshperbleje punonjesen por institucioni nuk e ka zbatuar vendimin me argumentin e mungeses se fondeve. Situata ka zgjatur per dy vite rresht ku punonjesja priste te demshperblehej.


Perballe kesaj situate ajo i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese me argumentin se vonesat ne zbatimin e vendimit te gjykates se Beratit kane cenuar te drejtat e saj per nje gjykim te drejte brenda nje afati te arsyeshem te mbrojtura nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut. Pasi ka marre ne shqyrtim ceshtjen Kushtetuesja ka arritur ne perfundimin se vonesat ne zbatimin e vendimit te gjykates se Beratit kane cenuar te drejten per nje proces te rregullt gjyqesor.


Cilesimi i tejzgjatjes se proceseve gjyqesore si shkelje e te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut si dhe hedhja poshte e argumentit te mungeses se fondeve per te demshperblyer punonjesit konsiderohet nje mbeshtetje ndaj qindra individeve te cilet vazhdojne te enden neper dyert e gjykatave si dhe nje mesazh i qarte ndaj pushtetit gjyqesor per te permbyllur ne kohe proceset gjyqesore.

Sipas Gjykates mungesa e parave nuk mund te perdoret si argument nga ana e institucioneve per te mos paguar demshperblimet ndaj punonjesve te pushuar padrejtesisht nga puna


Shqyrtimi i ceshtjes ka si pikenisje nje proces gjyqesor ne Berat ku punonjesja hedh ne gjyq institucionin por per dy vite me radhe nuk ka mundur te marre demshperblimin


Gjykata kishte vendosur demshperblimin me pese paga te punonjeses per shkelje te dispozitave te Kodit te Punes gjate pushimit te saj nga puna


Tejzgjatja e proceseve gjyqesore apo e zbatimit te vendimit te gjykatave konsiderohet si cenim te se drejtes per nje proces te rregullt gjyqesor duke rene ndesh me Kushtetuten

BE u ben thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit


BE Ngerci po pengon punen e institucioneve


Pershkallezimi i situates politike ne vend e cila sjell vonesa ne ndermarrjen e reformave te rendesishme per vendin shihet me shqetesim nga perfaqesuesit e delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi.


Ne nje reagim gjate dites se djeshme delegacioni i BE-se veren mungesa ne funksionimin e disa institucioneve per shkak te ngercit politik. Nder keto institucione permendet Avokati i Popullit ku per shkak te mosmarreveshjeve nuk eshte bere zevendesimi i tij me nje emer te ri.


Bashkimi Evropian eshte mjaft i shqetesuar per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Bashkimi Evropian u ben thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.


Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj - citohet nga delegacioni i BE-se ne Tirane. Pjese e kerkeses ka qene edhe marrja e masave nga qeveria per zbatimin e ligjit kunder diskriminimit perfshire edhe mbeshtetjen financiare dhe njerezore te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›