E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN apel qeverisë: Zgjidh problemet mes OSSH dhe ERE

Përplasjet mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Entit Rregullator të Energjisë janë bërë shqetësuese për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët e FMN-së bëjnë të ditur se shohin me shqetësim edhe konfliktet mes OSSH-së dhe Entit Rregullator të Energjisë.

FMN rekomandon zgjidhjen e shpejtë të çështjeve rregullatore në lidhje me privatizimin e OSSH, pasi kjo mund të shkaktojë ekzekutimin e garancisë së Bankës Botërore, çka do të kishte efekte negative në reputacionin e Shqipërisë, përfundon rekomandimi zyrtar i FMN. Vërejtjet janë bërë publike në një raport të FMN të publikuar dje. Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pasur përplasje të vazhdueshme me vendimet e qeverisë. Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria të rishikojë uljen e kontributeve me 5 pikë përqindje që ajo ndërmori në maj të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve të fondit, kjo masë jo vetëm që nuk dha efektin e dëshiruar për rritjen e të ardhurave, por përkundrazi ajo e përkeqësoi deficitin e skemës së pensioneve me 2.5 pikë përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto. Gjithashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë që të ndërmarrë një strategji urgjente për të luftuar ekonominë informale, e cila mund të jetë një ndihmë për skemën e pensioneve. Në dokumentet zyrtare të publikuara pas vizitës së misionit në Tiranë, FMN përdor një ton më të fortë në rekomandimet që i bën qeverisë shqiptare duke shkuar deri aty sa të kërkojë rritje të taksave. Disa reforma për uljen e taksave që janë ndërmarrë në të kaluarën duhet të rishikohen, thotë raporti zyrtar që misioni i FMN-së ka hartuar pas përfundimit të vizitës në Tiranë. Ekspertët e fondit ngrenë shqetësimin se strategjia e qeverisë për të reduktuar borxhin publik, gjatë tre viteve të ardhshme më së shumti bazohet në parashikimet optimiste të qeverisë për mbledhjen e të ardhurave, të cilat nuk janë në linjë me parashikimet e FMN-së, çka mund të rezultojë me përkeqësim të mëtejshëm të borxhit. Në fund FMN i kërkon qeverisë që për katër vitet e ardhshme të ndërmarrë një politikë të shtrënguar buxhetore dhe realiste. Në takimin me ministrin e Financave, përfaqësuesi i FMN deklaroi se pritshmëritë për inflacionin mbeten të mira. Më tej, Bell vlerësoi se në tre mujorin e parë të 2010, GDP ka qenë më mirë se çfarë kishte parashikuar FMN sidoqoftë institucioni monitorues i Ëashingtonit paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme. Në situatën aktuale ajo politikë, e cila ndihmon për të zbutur goditjet është zvogëluar shumë, ndërkohë që situata në botë nuk është në formën e vet më të shkëlqyer. Ka rritje të rreziqeve të qarta nga jashtë dhe nuk duhen nënvlerësuar, thotë FMN.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›