E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Azia rol kyc per te ardhmen


Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se rajoni i Azisë së Paqësorit do të luajë një rol kyc në përcaktimin e së ardhmes së botës.

“Shtetet e Bashkuara janë një fuqi paqësore dhe ne jemi këtu për të qendruar”, deklaroi Obama gjatë një fjalimi në Parlamentin australian, duke i ka dërguar një mesazh të pastër Pekinit.

Komentet e tij vijnë pasi Australia ra dakord për të pranuar një task forcë marinsash amerikanë në vitet e ardhshme.

Kina e ka parë me dyshim marrëveshjen, e cila nga shumë analistë shihet si një lëvizje për të vënë nën Azia do të përcaktojë nëse shekulli i ardhshëm do të shënohet nga konfliktet apo bashkëpunimi, vuajtja apo progresi njerëzor

Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara kontroll rritjen e influencës së Pekinit.

Duke vijuar fjalimin e tij, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po e kthejnë vëmendjen e tyre nga rajoni.

“Të mos kemi dyshime, në shekullin 21-të Shtetet e Bashkuara do të jenë tërësisht të angazhuara në Azinë e Paqësorit”, theksoi Obama.

Presidenti tha se duke parë kapacitetet, burimet dhe rritjen ekonomike të rajonit në vitet e fundit, vendet e Azisë së Paqësorit po luajnë një rol të rëndësishëm në rang global.

“Me një fuqi pjesërisht bërthamore dhe pjesërisht humane, Azia do të përcaktojë nëse shekulli i ardhshëm do të shënohet nga konfliktet apo bashkëpunimi, vuajtja apo progresi njerëzor”, u shpreh Obama.

“Si një komb paqësor, Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol më të madh dhe afatgjatë në formimin e këtij rajoni dhe të ardhmen e tij, duke u bazuar në parime solide dhe në partneritetin me vendet aleate e mike”, shtoi Obama.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Leka Zogu në gjendje të rëndë
Pretendenti i Fronit Mbretëror, ndodhet i shtruar në spitalin nr. 5 në Tiranë
Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Topi: Tolerancë e munguar
BE: Liria e medias thelbësore
Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›