E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN jep viston për politikën fiskale të kabinetit Berisha

Kryeministri Berisha priti dje në mbrëmje shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zotin Gerwin Bell. Në takim u diskutuan dy çështje të rëndësishme, thuhet ne njoftimin zyrtar te Departamentit te Informacionit prane Keshillit të Ministrave: zhvillimi ekonomik i vendit dhe rishikimi i zhvillimeve fiskale për vitin 2008. Misioni i FMN-së vlerësoi pozitivisht politikat ekonomike në Shqipëri, stabilitetin makro-ekonomik, rritjen e kapitalit të investimeve, reformën fiskale dhe klimën e biznesit. FMN vlerësoi gjithashtu se edhe zhvillimet fiskale deri tani janë në përputhje me parashikimet e këtij organizmi. Rishikimi i zhvillimeve fiskale per vitin 2008 do të jetë objekt i misionit të FMN-së gjatë qëndrimit dy javor në Shqipëri, nje testim i rendesishem qe pritet te jape edhe viston per nje politike fiskale me agresive te qeverise shqiptare, veçanerisht per sa u perket politikave te energjise dhe te reformimit te sistemit te doganave ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›