E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti i 2013 prezantohet ne Komisionin parlamentar te Ekonomise

Ministria e Financave vendos të kapërcejë kufirin ligjor të broxhit publik në projektligjin e buxhetiti të ardhshëm, pasi përfshin brenda tij garancinë që qeveria jep për llogari të Korporatës Energjetike Shqiptare.  Gjatë prezantimit, të relacionit të buxhetit 2013, ministri i Financave, Ridvan Bode theksoi se niveli prej 62.6 për qind  u caktua nga rrethanat, në një kohë kur KESH ka nevojë për mbështetje financiare.  
Por, ashtu sikurse pritej deputetët të opozitës kundërshtuan kapërcimin e kufirit ligjor të borxhit publik, duke quajtur nivelin e ri të papërballueshëm nga ekonomia shqiptare. Ministri Bode deklaroi se qeveria ka mbajtur prioritet për vitin e ardhshëm. rritjen ekonomike, e cila parashikohet të jetë 4 për qind. 
Ministri Bode pranoi se viti 2012 është një vit i vështirë e sfidash, që nuk lejoi realizmin e objektivave fillestare për rritjen ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›