FMN mberrin ne Shqiperi per te vezhguar, jo per te diktuar
Per here te pare me nje status me liberal vjen ne vendin tone, misioni i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) i kryesuar nga shefi Gerwin Bell. Gjate javes se fundit, Bell ka zhvilluar takime me autoritetet kryesore ne vend, duke perfshire ministrin e Financave Ridvan Bode, Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, dhe autoritete te tjera nga sektori i Ekonomise. Por ndryshe nga heret e tjera, per here te pare misioni i FMN do te keshilloje qeverine dhe jo me ta kushtezoje ate, ne lidhje me politikat fiskale dhe monetare. Sot ne nje konference te perbashket per shtyp me ministrin e Financave dhe Guvernatorin, Fondi pritet te jape disa konstatime ne lidhje me zhvillimet me te fundit ne vend ne fushen e ekonomise dhe financave. FMN pritet te jape nje gjykim me te sakte ne lidhje me treguesin e rritjes ekonomike. FMN e ka mbyllur ne ditet e para te janarit, bashkepunimin e ngushte me Shqiperine. Perfaqesuesja e FMN-se ne vendin tone, Ann-Margaret Westin ka deklaruar se, pavaresisht se ky program do te mbyllet, ky institucion i rendesishem nderkombetar do te vazhdoje te jape mbeshtetje per Shqiperine. Sipas saj, gjate programit te kaluar Shqiperia, e nisur nga vendet me zhvillimin me te ulet ekonomik, eshte bashkuar me vendet qe jane ne zhvillim. Qe nga viti 1991 kur vendi eshte bere anetar i FMN-se, asistenca e Fondit eshte fokusuar ne ceshtje themelore qe kane te bejne me stabilitetin makroekonomik, si dhe ne reforma kyce, qe kane te bejne me zhvillimin e qendrueshem ekonomik. Keto programe ndihmuan ne administrimin e taksave, menaxhimin, mbikeqyrjen e bankave, statistikat dhe privatizimin e sektoreve.
Ndryshimi
Misioni i FMN sot, per here te pare do te keshilloje qeverine shqiptare nisur nga marreveshja e re. sipas te ciles FMN mund te beje konstatime per ecurine ekonomike te vendit, por nuk ka me tager te diktoje dhe te anuloje reforma.
Ndryshimi
Misioni i FMN sot, per here te pare do te keshilloje qeverine shqiptare nisur nga marreveshja e re. sipas te ciles FMN mund te beje konstatime per ecurine ekonomike te vendit, por nuk ka me tager te diktoje dhe te anuloje reforma.