Lezhe, plagos shokun ne klase
Lezhe- Frike dhe panik ne shkollen 9-vjecare "Kosova" ne Lezhe, nxenesit hyjne te armatosur ne klase. Loja me nje pistolete ne pushimin e gjate, per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi, mes dy te miturve 14-vjecare. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:30 te dites se djeshme ne klasen e 8-te, nderkohe qe bilanci eshte nje i plagosur rende dhe i dyshuari qe ka kaluar ne gjendje traume dhe eshte arratisur. Policia vendore nisi hetimet dhe deklaroi se plagosja ishte aksidentale, por hetohet edhe ndonje konflikt i mundshem. Ngjarja e djeshme ka rikthyer friken pasi edhe ne shkollat ku mesojne te miturit, nxenesit hyjne te armatosur pa iu nenshtruar kontrollit apo vezhgimit te drejtuesve te shkolles dhe mesuesve. Te marre ne pyetje nga policia, pjesa me e madhe e nxenesve thane se ishin te shokuar dhe ndihen te pasigurt, ndersa nuk kishin pare skenen e krimit, por vetem autorin e dyshuar qe largohej nga shkolla.
Ngjarja
Dy nxenesit e klases se "8-B", Marjan Markaj dhe Marsel Reci, gjate pushimit te gjate kane qendruar ne klase, ne katin e trete te shkolles "Kosova". Vetem 5 minuta nga pushimi, teksa kishte edhe shume nxenes te tjere ne korridor, eshte degjuar nje e shtene arme, qe i ka terrorizuar te gjithe. Teksa disa prej tyre kane hyre ne klase, kane pare te pergjakur Marjanin ne dysheme dhe menjehere eshte lajmeruar stafi pedagogjik per incidentin. Te plagosurit i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar me urgjence ne spitalin e Lezhes dhe pas disa oresh ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku i eshte ne nenshtruar operacionit. Mjeket thane se 14-vjecari ka marre nje plumb ne pjesen e poshtme te barkut, qe i ka tejshpuar dhe demtuar legenin, por gjendet jashte rrezikut per jeten. I mituri eshte vizituar dje edhe nga zevendesministri i Arsimit, Halit Shamata, qe ka kerkuar marrjen e masave, nga deputete te zones dhe prinderit e te dyshuarit.
Hetimet
Sipas deshmive te grumbulluara nga policia, Marjani dhe Marseli ishin shoke te ngushte dhe qendronin gjithnje se bashku. Ajo qe ka ndodhur mbetet enigme, pasi autori eshte larguar menjehere dhe ende nuk eshte gjetur nga familjaret, ndersa shoket e pane te traumatizuar pas krimit. Sipas deponimeve te vete nxenesve, te marra nga grupi hetimor, Marjan Markaj dhe Marsel Reci kishin pritur perfundimin e ores se dyte, moment edhe kur fillon pushimi i madh 15 minutesh dhe kane qendruar ne klase. Marseli kishte arritur te siguronte ne rrethana ende te paqarta nje pistolete artizanale me 3 fisheke, e cila eshte sekuestruar nga policia ne vendngjarje. Ai ka mundur gjate lojes qe te heq nga arma dy prej fishekeve, ndersa nuk ka kuptuar se brenda kishte dhe nje te trete. Ne kete moment eshte degjuar krisma, kurse plumbi ka tejshpuar ne pjesen e belit, Marjanin. I dyshuari ka perfituar nga rremuja duke u larguar me vrap i terrorizuar, kurse i plagosuri duke u mbajtur ne kembe ka kerkuar edhe ndihme per 2 minuta. Policia ka marre ne pyetje mesuesit dhe nxenesit, ndersa i dyshuari mesohet se ka qene edhe here te tjera i armatosur ne klase. Hetohet mundesia e nje konflikti te mundshem mes te miturve dhe pista e nje ngjarje aksidentale.
Prinderit
Prinderit e te dyshuarit jane shoqeruar ne Policine e Lezhes per te zbuluar se ku eshte gjetur pistoleta artizanale. Ata jane shprehur se nuk kishin dijeni qe djali i tyre 14-vjecare, kishte nje arme te tille apo t'ia kishin siguruar atij, ndersa me pas vizituan te plagosurin ne spital.