E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton vetehelmimin, i moshuari ne koma

Fier- Nje 63-vjecare nga lagjja "Naftetari" ne Patos ka tentuar te vetehelmohet paraditen e djeshme me fostoksine ne gjendje te renduar depresioni. Burime zyrtare te policise thane se, jane njoftuar rreth ores 11:00 se ne urgjence kishte perfunduar i moshuari Milto Fani. Pacienti eshte futur ne sallen e reanimacionit per mjekim te specializuar, pasi gjendja e tij paraqitej teper e renduar. Gjate dergimit prej te afermve ne spitalin e Fierit, 63-vjecari ishte pa shenja jete dhe mjeket e kane pasur te veshtire gjetjen e menjehershme te shkakut. Simptomat, si te vjellat ne forme shkume te bardhe nga goja, kane faktuar helmimin, kurse mjeku Kilo Stoja tha se eshte nderhyre me lavash stomaku dhe serum. Policia nisi hetimet dhe mori ne pyetje te afermit, per shkakun e vetehelmimit te Fanit. Mesohet se i moshuari prej disa muajsh po kalonte nje gjendje te rende depresioni qe e kishte perfshire.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›