E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikime ne renie per Gjermanine

 Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se do të ulë parashikimin për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm në 0.9%. Sipas mediave gjermane, që citojnë burime zyrtare të qeverisë, publikimi i raportit të fondit do të bëhet në javën e ardhshme dhe deri më tani nuk dihen se cilat janë motivet për përkeqësimin e parashikimit të performancës së ekonomisë së parë të Europës. Në raport-parashikimin e fundit të publikuar në muajin korrik, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Gjermania do rritej me 1% në këtë vit dhe me 1.4% në vitin e ardhshëm e ndihmuar nga konsumi i brendshëm dhe sektori i punës. Në 3 vitet e fundit të krizës në borxheve sovrane në eurozonë, Gjermania ka arritur të regjistrojë një performancë të mirë dhe të mos preket nga kriza. Por të dhënat e fundit kanë treguar se recesioni në disa nga vendet e Eurozonës si dhe ngadalësimi i ritmit të zgjerimit në ekonominë e Kinës por presojnë eksportet gjermane dhe po shkurajojnë investimet. Studimet e fundit menaxheriale tregojnë se manifaktura gjermane është tkurrur në shtator për të shtatin muaj në radhë dhe optimizmi i biznesit në sektorin e shërbimeve ka rënë në pikën më të ulët në 3 vite e gjysmë. Të dhënat e javës së kaluar treguan për rritje të papunësisë për të gjashtin muaj në radhë për shtatorin, pavarësisht se papunësia është në pikën më të ulët në 20 vitet e fundit. Në tremujorin e dytë Gjermania ka një rritje me 0.3%, por analistët paralajmërojnë që në pjesën e dytë të vitit të regjistrojë tkurrje. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›