OKB denon sulmet siriane ne kufi me Turqine
Këshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ka dënuar sulmet vdekjeprurëse siriane në kufi me Turqinë të cilat vranë 5 civilë. Tre nga viktimat ishin të mitur. Me anë të një deklarate Këshilli i Sigurimit shprehet se sulmi theksoi edhe më tej ndikimin e rëndë që ka kriza siriane për sa i përket "paqes dhe stabilitetit rajonal".
Më herët një draft që i referohej "paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", u bllokua nga aleati i Sirisë në OKB, Rusia. Më parë gjatë ditës Parlamenti i Turqisë ka autorizuar veprimet ushtarake brenda Sirisë, në një lëvizje që shkaktoi protesta anti-luftës.
Megjithatë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk ka ndërmend të fillojë një luftë me Sirinë. Korespondentet e BBC ben me dije se deklarata ishte e fortë, por mbetej një kompromis i bërë me Rusinë, e cila vazhdimisht ka bllokuar rezolutatat për ndërhyrje ushtarake . I derguari I Sirise ne OKB u shpreh se qeveria e tij nuk kishte kerkuar pershkallzimin e dhunes me Turqine. Ai kritikoi heshtjen e Këshillit të Sigurimit për "sulmet vetëvrasëse terroriste që goditën qytetin e Aleppo" ku jumben jetën dhjetëra sirianë.
Një diplomat i lartë tha se Këshilli i Sigurimit do të trajtojë këtë çështje të premten. Nje dite me pare parlamenti turk autorizoi operacionet ndërkufitare si përgjigje ndaj sulmit me mortaja nga territori i vendit fqinj.
Autorizimi i asamblesë, i kaluar me 320 vota pro e 129 kundër, lejon edhe goditjen e shënjestrave siriane. Por zëvendëskryeministri Besir Atalay këmbënguli të sqaronte se bëhet fjalë për një akt frikësues e jo një mandat lufte. Masa që lejon veprimet ushtarake nga ana e Turqisë, nëse kërkohen nga qeveria, do të jetë në fuqi për një vit. Megjithatë, sipas numrit dy të ekzekutivit turk, prioriteti kryesor është të veprohet në koordinim me organizmat ndërkombëtare. Turqia ka qenë një kritik i Presidentit sirian Bashar al-Asad që prej shpërthimit te protestave anti-qeveritare më shumë se një vit më parë.Ankaraja ka mbështetur haptazi kryengritjen e armatosur dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund regjimit.