E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, takon sot anëtarët e PS-së në komisionin e ekonomisë

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar do të takohen sot me anëtarët e opozitës në komisionin e Ekonomisë pas bojkotit që këta të fundit i kanë bërë komisioneve parlamentare.
 

Ndërkohë përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar u takuan dje me anëtarët e maxhorancës në komisionin e ekonomisë.
 

Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell, së bashku me përfaqësues të këtij misioni, zhvilluan një takim pa praninë e mediave i cili zgjati rreth 1 orë.
 

Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e ekonomisë në Shqipëri por edhe për rishikimin e buxhetit në fillim të muajit korrik.
 

Ndërkohë nesër shefi i misionit të FMN-së Gerwin Bell do të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›