Sigurimi i depozitave rriten kursimet ne banka
Rriten depozitat e qytetarëve shqiptarë pranë bankave të nivelit të dytë, duke dëshmuar për rritje të besimit tek sektori bankar. Sipas raportit të vitit të shkuar të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, depozitat e individëve zënë 81 për qind të tottalit. Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë, drejtorja e këtij institucioni, theksoi se paratë e shqiptarëve në banka vijojnë të jenë të siguruara në nivelin 25 milionë lekë të vjetra.
Gjatë vitit 2010 Kapitali I Agjencisë së Sigurimit të Depozitave rezulton rreth 10.5 miliardë me një rritje prej 27 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Kjo rritje rezulton si rrjedhojë e fitimit të akumuluar dhe i pashpërndarë në vitet e kaluara.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave bën të mundur sigurimin e të gjitha depozitave që kanë shqiptarët pranë bankave, në vlerën 2 milionë e 500 mije lekë, në çfarë do monedhe qofshin ato. Kjo do të thotë që në çdo rast falimenti të një banke apo problematikë tjetër, paratë kthehen të klienti në vlerën 25 milionë lekë të vjetra.