E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria merr hua 25 milione USD nga BB-ja per te forcuar reformat

Qeveria shqiptare merr hua 25 milionë dollarë për të forcuar reformat sociale dhe shëndetësore.

Marrëveshja, që u nënshkrua mes ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore përfaqëson një kredi me terma të butë, e cila ka një afat shlyerje prej 15 vjetësh.

Në emër të qeverisë shqiptare, marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Ridvan Bode dhe nga Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky.

Sipas përfaqësueses së Bankës, ky fond do të destinohet për uljen e varfërisë si dhe në sigurimin e shërbimeve shëndetësore për grupet e cënueshme.

Këto reforma për Ndihmën Ekonomike dhe sigurimet shëndetësore të aprovuara nga Parliamenti në fillim të vitit, mbështesin politikat që forcojnë mekanizmat për shpërndarjen e fondeve dhe përzgjedhjen e përfituesve në programin kryesor të asistencës sociale.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›