E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – BE rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë

BRUKSEL, 9 prill /ATSH/ – Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) i dhanë dritën jeshile paketës më të madhe deri më sot të ndihmës ushtarake të bllokut për Moldavinë, në vlerë të 20 milionë euro.

Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej “jovdekjeprurëse”, si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.

Kjo ndryshoi vitin e kaluar, kur Brukseli ofroi 9 milionë euro për raketa me rreze të shkurtër për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Tani, BE-ja është duke e dyfishuar këtë sasi. Ky është pasqyrim i asaj që diplomatët e BE-së më thanë: gjendja e ndjeshme në të cilën ndodhet Moldavia, për shkak të një Rusie gjithnjë e më kërcënuese dhe aktive që po ushtron trysni mbi vendet që duan të afrohen më shumë me Perëndimin.

Sipas propozimit të parë nga Radio Evropa e Lirë (REL), me këto para do të bihen “tetë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, të cilat përbëhen nga afërsisht tetë hedhës dhe rreth 24 raketa”.

Në dokument theksohet se zbatimi i kësaj mase do të kryhet nga Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje, e cila i ka furnizuar gjithashtu Kishinjevin me pajisje vitin e kaluar.

Propozimi thekson se “masa e propozuar e ndihmës do t’i përmirësojë performancën dhe efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura të Moldavisë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetruara të epokës sovjetike dhe/ose duke krijuar kapacitete të reja”./ (REL) /os/

  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›