E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Borell & Baerbock: Të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Liban

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza rrezikon të  përhapet në Liban, paralajmëroi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell theksoi se situata në kufirin Izrael-Liban, ku forcat izraelite dhe milicitë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani shkëmbejnë zjarr çdo ditë, po përkeqësohej.

Izraeli po ushtron presion ushtarak dhe diplomatik ndaj Hezbollahut me synimin për të tërhequr anëtarët e tij pas lumit Litani, 30 kilometra larg kufirit, siç përcaktohet në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për konfliktin e vitit 2006.

Megjithatë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi se një operacion më i madh ushtarak mund të kryhet nëse është e nevojshme.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se “një përshkallëzim i mëtejshëm do të ishte një katastrofë për të gjithë njerëzit e Lindjes së Mesme.

Baerbock po fliste në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ajo përsëriti thirrjet e tij për një armëpushim në Gaza në përputhje me propozimet e bëra nga presidenti amerikan Joe Biden./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›