E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz i bën thirrje Kinës për veprim në mosmarrëveshjen me BE-në për tarifat e automjeteve elektrike

BERLIN, 24 qershor /ATSH-DPA/- Scholz përshëndeti kërkesën e Komisionit Evropian për negociata me Kinën, por paralajmëroi se ka mbetur pak kohë përpara se tarifat ndëshkuese të hynin në fuqi – më 4 korrik.

“Është e qartë se ne gjithashtu kemi nevojë për veprim dhe progres serioz nga pala kineze në këtë pikë”, tha Scholz.

Komisioni Evropian ka akuzuar Pekinin për subvencionim të padrejtë të automjeteve me bateri dhe ka paraqitur planet për tarifa ndëshkuese për importet e automjeteve elektrike nga Kina në mes të qershorit.

Industria e madhe dhe me ndikim e automobilave në Gjermani ka shprehur shqetësime për tarifat, pjesërisht për shkak të frikës se Kina mund të hakmerret me tarifa për eksportet gjermane të automjeteve në tregun fitimprurës kinez.

Tarifat, të cilat mund të jenë deri në 38,1%, mund të vendosen në mënyrë retroaktive nga 4 korriku nëse nuk arrihet një marrëveshje, megjithëse një përcaktim përfundimtar nuk pritet deri në fillim të nëntorit.

Të dy palët njoftuan të shtunën se janë të interesuara për negociata. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›