FOKUS – Egjipti & Jordania: Zhvendosja e popullsisë së Gazës përbën një vijë të kuqe

KAJRO, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Egjipti dhe Jordania kanë paralajmëruar Izraelin kundër zhvendosjes së popullsisë palestineze të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.
”Dëbimi brenda dy territoreve palestineze dhe gjetkë përfaqëson një vijë të kuqe për të dy vendet”, theksoi ministri i Jashtëm jordanez Ayman al-Safadi në një takim me homologun e tij egjiptian, Badr Abdel-Atti në Kajro.
Abdel-Atti akuzon Izraelin se po ndjek një politikë sistematike të zhvendosjes së detyruar të palestinezëve.
Si Kajro ashtu edhe Amani e kanë refuzuar me vendosmëri këtë propozim, tha ministri, duke shtuar se veprimet e Izraelit minojnë parimin që dikur shërbente si bazë për marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit.
Qindra mijëra njerëz në Rripin e Gazës janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra e paprecedentë e më shumë se 1 200 njerëzve nga Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste në Izrael më 7 tetor.
Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 38 200 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.
Të dhënat, të cilat nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, aktualisht nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./ /os/