Ndreu: Thirrja në SPAK vepër e PD Lezhë, ju vret sytë çdo zhvillim

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi sot se “thirrja ime në SPAK është vepër e PD Lezhë që ju vret sytë çdo zhvillim”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu tha se “për këtë arsye se ngrenë kokën e s’kanë për ta ngritë. Këta përfitimin e sigurisë së jetës për qytetarët se kanë asgjë para një pretendimi banal procedure. Që mua në fakt s’më ngarkon fare me përgjegjësi. Kështu që mos të ekzaltohen kot”.
Ndreu tha se “do vazhdojmë zhvillimim vrullshëm se nuk mund të punojmë 2 vite dhe të pushojmë 2 të tjera se ka zgjedhje. Është absurde kjo”.
“Punët publike nuk ndalen, por këto s’janë mësuar me punë e s’kanë faj. Merr vota e mbjell mjerim. Sa vota ju ka dhënë Lezha s’kishte nevojë me diskutu trotuare e rrugë sot. 30 vite rrush e kumbulla. S’kanë moral me thënë pse nuk punuan dhe o burra në SPAK”, tha Ndreu.
Kryebashkiaku ndreu u shpreh se “miqve ju them se ska asnjë arsye të bëhen merak, S’ka asnjë fajësi askund, as përfitim as dem ekonomik! Ndërsa për të tjerët, fantazia pa lekë është mund të vazhdojnë”.
“Vazhdojmë punën me intensitet. Së shpejti fillon revolucion me investime, që Lezha as se ka imagjinuar kurrë. Këta të PD do vuajnë nga zhvillimi, nuk i ndihmojmë dot”, tha Ndreu.
Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u mor dje në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në një prononcim për mediet Ndreu tha se ishte thirrur në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një trotuari që është bërë në Lezhë, gjatë kohës të mandatit të parë si kryetar bashkie.
/k.s/