E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – FT: BE përgatit përgjigjen pas takimit Orban-Putin

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE-së po përgatisin një përgjigje të përbashkët ndaj “diplomacisë së shkujdesur” të kryeministrit hungarez Viktor Orban, në një përpjekje për të hequr “një vijë të kuqe” në vizitën e tij të diskutueshme te presidenti rus Vladimir Putin, të cilën Brukseli e konsideron të jetë në kundërshtim me traktatet e BE-së, shkruan ”The Financial Time” (FT).

Dje, në kuadër të samitit të liderëve të NATO-s në Uashington, grupet joformale të liderëve të Bashkimit Evropian diskutuan disa ide, duke përfshirë atë të një letre të përbashkët drejtuar Orbanit, e cila do të shprehte qartë indinjatën e tyre dhe do t’i kërkonte atij të ndërpresë “ekskursionet e paautorizuara” në vendet e huaja.

“Kur diçka është e tepërt është e tepërt. Ka shumë acarim dhe diskutime se si të reagohet”, shtoi ai.

Një zyrtar tjetër tha se një propozim tjetër ishte thirrja e një takimi të posaçëm të ministrave të Çështjeve Evropiane kushtuar vetëm adresimit të “shkeljeve” të Hungarisë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›