FOKUS – FRONTEX: Rënie e ndjeshme e kalimeve të parregullta drejt BE-së

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-ANSA/ – Numri i kalimeve të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e parë të 2024 ra me pothuajse një të tretën (-30%), në rreth 94 000, sipas të dhënave paraprake të mbledhura nga Frontex.
Ndër rrugët kryesore të migrimit, Ballkani Perëndimor dhe Mesdheu Qendror shënuan uljet më të mëdha (përkatësisht -72% dhe -61%), ndërsa Afrika Perëndimore dhe kufiri tokësor Lindor (Baltik dhe Poloni) shënuan rritjet më të mëdha (+174% dhe 148% respektivisht).
Linja e Mesdheut Qendror, e cila një vit më parë kishte shënuar numrin më të madh të kalimeve të parregullta, ka vijuar të ketë një tendencë rënëse në muajt e fundit, pavarësisht rënies prej 61% në krahasim me vitin e kaluar me pothuajse 26 000 zbulime.
”Në qershor, numri i të ardhurve ra në 4 500, një rënie prej më shumë se 71% krahasuar me vitin e kaluar”, vëren Frontex.
Rruga e dytë më aktive migratore në gjysmën e parë të vitit ishte Mesdheu Lindor, ku numri i të ardhurve u rrit me 75%, duke arritur pothuajse 25 000 njerëz.
Ndërkohë, rruga e Afrikës Perëndimore vazhdoi të regjistrojë një numër të paprecedentë zbulimesh, me një rritje prej 174% të numrit të përgjithshëm të migrantëve të parregullt që mbërrijnë në Ishujt Kanarie – pra në Spanjë – në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në pothuajse 20 000 njësi.
Megjithatë, numri i zbulimeve në rrugën e Ballkanit Perëndimor vazhdoi të bjerë në periudhën janar-qershor dhe ra me 72% në pak më shumë se 10640 njësi.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, ka pasur gjithashtu një rritje të ndjeshme të kalimeve të parregullta në kufijtë tokësorë lindorë, me një rritje të mprehtë prej 148% në mbi 6 700 persona.
Shumica e personave të zbuluar në këtë itinerar ishin shtetas ukrainas./ /os/