E Enjte, 5 Nëntor 2026

TBILISI – Udhëheqësit gjeorgjianë nuk janë të mërzitur nga mosmiratimi i anëtarësimit të mundshëm në NATO

TBILISI, 11 korrik /ATSH-DPA/- Ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë, Irakli Chikovani, ka hedhur poshtë faktin se pranimi i Gjeorgjisë në NATO nuk ishte përmendur në mënyrë eksplicite në deklaratën e samitit të NATO-s, siç ka qenë rasti në vitet e mëparshme.

“Edhe sikur Gjeorgjia të mos jetë përmendur dje në deklaratën e samitit si një vend kandidat për anëtarësim – NATO e kishte bërë të qartë se anëtarësimi është i hapur për shtetet në Kaukazin e Jugut”, tha Chikovani në Tbilisi. Ai është i bindur se Gjeorgjia mund t’i bashkohet aleancës.

“NATO bëri thirrje në mënyrë eksplicite për tërheqjen e trupave ruse nga rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut”, tha Chikovani.

Megjithatë, analistët politikë e shohin këtë si një tregues të mosmiratimit të NATO-s ndaj një kursi gjithnjë e më anti-perëndimor të hartuar nga qeveria në Tbilisi.

Ish-republika sovjetike ka qenë një kandidate për anëtarësim në NATO që nga samiti i NATO-s i vitit 2008 në Bukuresht dhe iu dha statusi zyrtar i pranimit në BE në fund të vitit të kaluar.

Një ligj i miratuar në fillim të këtij viti për të rregulluar ndikimin e huaj në shoqërinë civile gjeorgjiane provokoi një përgjigje negative nga udhëheqësit e BE-së dhe protesta masive në vend.

Samiti i BE-së në qershor e shtyu pranimin e Gjeorgjisë. Burimet e destinuara për reformat në ushtri u bllokuan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës anuluan manovrat e planifikuara të përbashkët ushtarake.

Opozita gjeorgjiane ka akuzuar partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” se kërkon të izolojë vendin.

“E vetmja mënyrë për ta rikthyer Gjeorgjinë në rrugën e integrimit euro-atlantik është të fitojmë zgjedhjet në një mënyrë të unifikuar”, tha Tina Bokuchava, kryetarja e Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar. Vendi do të organizojë zgjedhjet parlamentare më 26 tetor.

Duke folur në një takim të kabinetit, kryeministri Irakli Kobakhidze e përshkroi anulimin e ndihmës për reformën ushtarake si “për të ardhur keq”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›