E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Orban mund të takohet me Trump në Florida

UASHINGTON, 11 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri hungarez Viktor Orban dëshiron të takohet me ish-presidentin amerikan dhe kandidatin aktual republikan për president, Donald Trump pas samitit të NATO-s në Uashington.

“The New York Times” raportoi se Orban do të udhëtojë sot në Florida, duke cituar një burim anonim në ekipin e fushatës së Trump.

“The Guardian”, një gazetë britanike raportoi se takimi do të zhvillohej në resortin Mar-a-Lago të Trump në shtetin juglindor. Këto raporte nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Orban ka mbështetur Donald Trump që nga fitorja e zgjedhjeve të ish-presidentit në vitin 2016. Ata u takuan për herë të fundit në mars, pas së cilës Orban iu referua Trump si “presidenti i paqes”, ndërsa Trump tha se Orban është një “lider fantastik”.

Kohët e fundit, Orban ka irrituar aleatët e tij në BE dhe NATO duke zhvilluar udhëtime të papritura në Moskë dhe Pekin për të takuar presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping.

Kryeministri hungarez tha se u takua me Putinin për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›