E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Federica Mogherini jep dorëheqjen nga posti i Rektores së Kolegjit të Evropës

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH/- Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës, pas një hetimi ndaj mashtrimeve të dyshuara në lidhje me programet e trajnimit të financuara nga BE-ja për diplomatët e rinj, sipas “Euractiv”.

“Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë maksimale me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore”, tha sot ajo në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit.

Deklarata e saj vjen një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sannino tha se do të tërhiqej në fund të dhjetorit, pasi u shpall gjithashtu, i dyshuar në hetim.

Ai është kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.

Në qendër të hetimit, të udhëhequr nga prokurori i BE-së, është projekti për Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi nëntëmujor për diplomatë të rinj nga vendet anëtare, i cili iu dha Kolegjit të Evropës nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm gjatë periudhës 2021-2022, pas një procedure tenderimi.

Prokurorët dyshojnë se, në vitet 2021–2022, Kolegji dhe shërbimi diplomatik i BE-së mund të kenë bashkëpunuar – për të drejtuar në mënyrë të papërshtatshme fondet e BE-së drejt projektit, përfshirë edhe duke i dhënë Kolegjit informacion paraprak për tenderin.

Tenderi u hap zyrtarisht për universitetet në të gjithë Evropën.

Mogherini mbetet e pafajshme ndërsa hetimi vazhdon. //a.i/

“Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, ka shkruar Mogherini.

Mogherini, e cila u ndalua të martën së bashku më dy të tjerë si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua në orët e para të së mërkurës. Ata u morën në pyetje dhe informuan zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Gjykatësit vendosën nxjerrjen e tyre nga qelia dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.

“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, informuan gjyqtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›