E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia bllokon qasjen në aplikacionin FaceTime

Qeveria ruse ka bllokuar qasjen në aplikacionin FaceTime të kompanisë teknologjike Apple pasi pretendohet se për shkak të këtij aplikacioni është kryer një ktim.

Shërbimi Federal i Rusisë për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Medias (Roskomnadzor) tha se problemet e qasjes kanë qenë të pranishme me FaceTime që nga shtatori.

Roskomnadzor pretendon se krimet janë kryer përmes FaceTime, duke theksuar se aplikacioni përdoret në vend për të organizuar dhe kryer aktivitete terroriste, për të rekrutuar autorë dhe për të kryer mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve rusë.

Theksohet se qasja në aplikacion ishte bllokuar për këtë arsye.

Ndërkohë, teksa thirrjet në WhatsApp dhe Telegram janë të kufizuara në Rusi për qëllime të sigurisë dhe kundër mashtrimit, aplikacioni vendas MAX i nisur së fundmi ka filluar të përhapet me shpejtësi, kryesisht midis institucioneve publike.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›