E Diel, 1 Nëntor 2026

MUZIKË – Vdes kitaristi i ”Blues Brothers”, Steve Cropper

NESHVILLE, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Steve Cropper, kitaristi grupit Blues Brothers, vdiq sot në moshën 84 vjeç.

Pat Mitchell Worley, president dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soulsville, tha se ‘’Cropper vdiq në qytetitn e Nashville’’, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Cropper, gjithashtu një kompozitor dhe producent, luajti një rol qendror në krijimin e tingullit soul të Memphis në Stax Records.

Ai ishte i njohur për linjat melodike të kitarës dhe një stil karakteristik që mbështeste vokalistët në vend që t’i linte ‘’në hije’’.

Emri i tij fitoi njohje më të gjerë me hitin e vitit 1967 “Soul Man” nga Sam & Dave.

Cropper ishte anëtar i Booker T. & the MG’s, një grup i integruar racor që përfshinte edhe tastieristin Booker T. Jones, basistin Donald “Duck” Dunn dhe bateristin Al Jackson.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›