E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Forcat ruse vazhdojnë sulmet në Ukrainën lindore ndërsa Kievi godet Kurskun

KIEV, 12 gusht /ATSH-DPA/-  Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, ndërsa Moska përpiqet t’i përgjigjet inkursionit të Kievit në rajonin jugor rus, Kursk.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se luftimet u përqendruan rreth qytetit Pokrovsk në rajonin e Donetskut, ku forcat ukrainase zmbrapsën 26 përpjekje të njësive ruse për të thyer mbrojtjen që prej mëngjesit të së dielës.

Më tej në lindje në Donetsk, Kievi tha se trupat ruse gjithashtu u përpoqën të avanconin drejt vendbanimit të Niu-York pranë qytetit Toretsk.

Ushtria ukrainase tha se avancimi u shty, ndërsa Toretsk ishte objektivi i sulmeve ajrore ruse.

Për shkak të ofensivës ukrainase në Kursk, Rusia ka evakuar dhjetëra mijëra civilë pas gjashtë ditësh luftimesh të rënda.

Megjithatë, ai deklaroi se artileria ruse me rreze të gjatë dhe avionët luftarakë po synonin zonën përreth qytetit ukrainas Sumy, i cili është një rrugë thelbësore furnizimi për njësitë në Kursk.

“Zhvillimet e fundit erdhën pasi forcat ruse të mbrojtjes civile thanë të shtunën se rreth 76 000 civilë ishin evakuuar nga rajoni kufitar dhe ishin akomoduar në pjesë të tjera të Rusisë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu konfirmoi të shtunën inkursionin e ushtrisë në Kursk, pesë ditë pasi trupat ukrainase përparuan në zonë.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington tha të shtunën se përparimi i Kievit ishte ngadalësuar për shkak të përqendrimit të trupave ruse në rajon. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›