FOKUS – Franca mobilizon 30 000 policë për balotazhin e zgjedhjeve

PARIS, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Franca do të mobilizojë 30 000 oficerë policie të dielën mes frikës se trazirat mund të shpërthejnë pas balotazhit të madh të zgjedhjeve parlamentare.
”Rreth 5 000 oficerë do të vendosen vetëm në Paris dhe periferitë e tij”, theksoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin për radion ”France 2”.
“Kjo është një forcë shumë e madhe policore për të siguruar që e majta ekstreme ose e djathta ekstreme të mos përfitojnë nga rezultati për të nxitur kaos i cili më pas mund të shkaktojë trazira të mëtejshme”, theksoi ministri.
Darmanin kishte paralajmëruar për trazira para raundit të parë të votimit fundjavën e kaluar.
Mijëra njerëz demonstruan kundër të djathtës ekstreme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha natën e zgjedhjeve. Përleshje mes protestuesve dhe policisë ndodhën edhe në Lion, qyteti i tretë më i madh i Francës./ /os/