E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Blinken: Izraeli të përmirësojë situatën në Gaza ose furnizimi me armë në rrezik

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i dërguan dje një letër Izraelit duke kërkuar që brenda 30 ditëve të marrë masa për përmirësimin e situatës humanitare në Gaza në mënyrë që të shmanget një embargo e armëve amerikane.

Në mënyrë të veçantë, letra kërkon “hapa konkretë” dhe shpreh “shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për një situatë që po përkeqësohet”.

“Fokusi intensiv i SHBA-së është parandalimi i përhapjes së konflikteve”, tha Blinken në një konferencë për shtyp.

Blinken tha se SHBA-ja ishte e angazhuar drejtpërdrejt me Izraelin për të theksuar se sa e domosdoshme ishte përmbushja e nevojave humanitare të njerëzve në Gazë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›