E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Gjermania shton patrullimet ajrore të NATO-s pas hyrjes së dronëve rusë në Poloni

BERLIN, 11 shtator /ATSH-DPA/ –  Gjermania do të forcojë angazhimin e saj ndaj krahut lindor të NATO-s me mbikëqyrje shtesë nga avionët luftarakë, pasi Polonia tha se kishte rrëzuar dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius.

”Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të zgjerojë dhe ushtrojë mbikëqyrjen e saj ajrore mbi Poloninë”, theksoi ai.

Vendimi vjen pasi Varshava regjistroi 19 shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë rusë të martën në mbrëmje dhe të mërkurën, duke shkaktuar një dënim ndërkombëtar dhe mbështetje për Poloninë nga aleatët e saj të BE-së dhe NATO-s.

Rusia ka mohuar përgjegjësinë për incidentin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›