E Hënë, 2 Nëntor 2026

BE 5,28 milionë euro për Programin Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, hapet thirrja për propozime

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Bashkimi Evropian ka hapur një thirrje të re për projektpropozime në kuadër të Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë (2021–2027), me një kontribut prej 5,28 milionë euro.

Kjo thirrje synon të mbështesë projekte që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, promovimin e biodiversitetit, si dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe trashëgimisë kulturore e natyrore në të dyja anët e kufirit

Të drejtë për të aplikuar kanë institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, dhe partneritete ndërkufitare.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) “kjo është një mundësi unike për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të ruajtur pasuritë natyrore dhe kulturore, dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në rajon”.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve është data 24 tetor 2025.

/m.q/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›