FOKUS – Irani: Jemi në fazat përfundimtare të një memorandumi mirëkuptimi me SHBA

TEHERAN, 23 maj /ATSH-AFP/ – Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, deklaroi sot se vendi i tij ishte në “fazat përfundimtare” të një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara që synonte t’i jepte fund përgjithmonë luftës në Lindjen e Mesme.
Ai i tha televizionit shtetëror, IRIB se vendi i tij kishte dashur “së pari të hartonte një memorandum mirëkuptimi (…) që përbëhet nga 14 klauzola”.
“Aktualisht jemi në fazat përfundimtare të finalizimit të këtyre memorandumeve të mirëkuptimit”, shtoi ai.
Irani tha gjithashtu edhe se çështja bërthamore nuk është pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara “në këtë fazë”./ a.jor.