E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 3,9 ballë në afërsi të Elbasanit, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës Rihter është regjistruar sot rreth 32 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, lëkundja sizmike është regjistruar në orën 15:40 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një thellësi prej 15 kilometrash.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet sizmike.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›